Reshjet vdekjeprurëse në Indi, të paktën 30 të vdekur dhe të zhdukur

0
163

Të paktën 30 persona kanë humbur jetën ose janë zhdukur pas përmbytjeve të papritura në jug të Indisë, raportojnë  mediet vendase, duke theksuar se tre autobusë janë marrë para  nga ujërat e vrullshme të shiut.

Ekipet e shpëtimit gjetën rreth 12 kufoma nga tre autobusët që u përmbytën nga ujërat e vrullshme të shiut. Fati i të paktën 18 njerëzve është ende i panjohur, sipas The “NewsMinute”.

Kushtet gjithnjë e më të paparashikueshme dhe ekstreme të motit, që kanë goditur Azinë Jugore vitet e fundit janë shkaktuar nga ndryshimet klimatike dhe janë përkeqësuar nga shpyllëzimi, thonë ekspertët.

Dhjetëra njerëz janë vrarë në Indi që nga tetori nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut, të shkaktuara nga shirat e dendur.

Të paktën 42 njerëz u vranë muajin e kaluar nga reshjet e vrullshme, që goditën Indinë.