Rikthehet sindroma “gojë, dorë, këmbë”, fëmijët e çerdheve dhe kopshteve më të rrezikuar

0
237

Fëmijët  deri në moshën 6 vjeç  po përballen me sindromën “gojë, këmbë, dorë”,  e cila shfaqet me skuqje  dhe puçra në këto zona. Megjithëse ngatërrohet me linë, shenjat e kësaj sindrome janë shfaqen vetëm në disa zona të lokalizuara.

Sindroma e njohur “gojë, dorë, këmbë” është rikthyer te fëmijët në Shqiëpri, pas gati 2 vitesh.

Mjekët pediatër në qendrat shëndetësore  thonë se më të rrezikuar janë  fëmijët që qëndrojnë në komunitete si kopshtet dhe çerdhet.

Ledja Babani, pediatre  në qendrën shëndetësore 6 në Tiranë thotë se kjo patologji shfaq shenja në lëkurë në këto tri zona, dhe mund të shoqërohet vetëm me temperaturë.

“Karakterizohet nga elementë përreth gojës edhe brenda, nëpër duar, në pëllëmbë dhe në këmbë. Kjo është një virozë që kalon kollaj. Mund të shoqërohet me temperaturë, nuk ka nevojë për asnjë mjekim, kalon spontanisht. Ndoshta në disa fëmijë që kanë vështirësi në të ushqyer me ndonjë xhel për të qetësuar dhimbjen e gojës,” thotë mjekja.

Shpesh prindërit e ngatërrojnë me linë, por shenjat janë lehtësisht të dallueshme për mjekët..

“Kjo dallohet nga përhapja sepse sëmundja “dorë, këmbë, gojë,” përhapet vetëm rreth gojës, në duar dhe në këmbë. Variçela ka tjetër përhapje, fillon nga fytyra dhe në trup. Diagnozën diferenciale e bën prania ose jo e elementit në pjesë të mbuluar me flokë,” shtoi mjekja.

Në një mjek, në ditë mund të paraqiten 2-4  fëmijë me këto shenjat e skuqjes në zonën e gojës, duarve apo këmbëve, por mjekët thonë se piku është duke kaluar