Restorantet-serrë tashmë dhe në Britani, si koronavirusi ndryshoi gjithçka

0
307

Kabinat-serrë mund të shndërrohen në të ardhmen e restoranteve në një botë në luftë me pandemi.

Një fshat i vogël ka instaluar kabina të veçcanta, ku klientët mund të darkojnë në mënyrë të sigurtë.

‘The Cartford Inn’ në Eccleston, Lancashire, tregon se u frymëzua nga restoranti ‘Mediamatic’
në Amsterdam, i cili krijoi ‘serrat e karantinës’ muajin e kaluar.

Restoranti shprehet se kjo taktikë do të jetë ‘ideale për klientët më të ndjeshëm’ dhe secila serrë do të ketë hapësirë për 4 klientë.

Besohet se restoranti do të hapet në 4 korrik.

© SYRI.net