Ringjallen shpresat e kualifikimit të Italisë në Kupën e Botës, cili është skenari që ndryshon gjithçka

0
154

Kombëtarja e Futbollit e Iranit rrezikon të përjashtohet nga Kampionati Botëror.

Arsyeja është diskriminimi gjinor që është bërë ndaj tifozëve femra, ku plot 2000 tifoze të pajisura me bileta nuk janë lejuar të hyjnë në stadium për ndeshjen e djeshme kundër Libanit.

Në vitin 2019 FIFA i kishte dhënë një ultimatum Iranit në lidhje me mos lejimin e prezencës së tifozeve femra në stadium në ndeshjet e tyre, duke i kërcënuar dhe me përjashtim nga kompeticionet ndërkombëtare nëse kjo gjë ndodhte. Pritet të shihet nëse pas ngjarjeve të djeshme Irani do të paralajmërohet përsëri, apo do të marri dënimin maksimal me përjashtimin nga Botërori.

Por në rast përjashtimi të Iranit, hapet rruga për disa skenarë interesantë, ku njëri prej tyre i ‘buzëqesh’ Italisë. Sipas skenarëve, vendin e Iranit në kompeticion mund ta zërë një skuadër aziatike, por nga ana tjetër dhe skuadra me renditjen më të mirë të FIFA-s që është pikërisht Italia. Për shkak se nuk ka një rregull të caktuar për këtë rast, fati i “azurëve” mbetet në dorë të FIFA-s.