Rinovimet, Zlatan Ibrahimovic dhe sekretet e Milanit: Rrëfehet Ivan Gazidis

0
155

Drejtori i përgjithshëm i Milanit, Ivan Gazidis, është rikthyer të flasë për situatën tek kuqezinjtë. Në një intervistë për “La Gazzetta dello Sport”, ai ndalet në disa tema të ndryshme, ku padyshim çështja më e rëndësishme është ajo e Zlatan Ibrahimovic.

Gjithashtu ai flet dhe për rinovimet në klub si dhe për sekretin e këtij ekipi që po ndërtohet. “Ne nuk kemi folur ende për rinovimin e Ibrahimovic. Do të jetë një vendim jo vetëm i klubit, por edhe i tij.

Zlatan është një person i veçantë me stimuj të jashtëzakonshëm dhe inteligjencë të madhe. Ky kombinim i jep atij një forcë më të madhe në gjithçka që bën.

 

Ne provuam që në janarin e vitit 2019 për ta transferuar atë, por ai na tha jo sepse historia e tij me LA Galaxy nuk kishte mbaruar ende.

Ibra e motivon dhe e sfidon grupin dhe në këtë mënyrë të gjithë përmirësohen. Sfida pranohet nga të gjithë dhe në këto nivele gjetja e një 5% shtesë brenda vetes përbën ndryshimin”, deklaron greku.

“Rinovimet? Diskutimet po përparojnë. Nuk ka dyshim për profesionalizmin e treguar nga ana e Calhanoglu apo Donnarumma dhe kjo është diçka e rëndësishme. Kjo e jona është një histori kolektive. Të gjithë mendojmë për njëri tjetrin.

Në këtë ekip, nëse njëri bën një gabim, atëherë të gjithë të tjerët përpiqen të rregullojnë gabimin. Mungesa e Zlatanit i ka forcuar djemtë. Nëse më pyesni për sekretin e ekipit, ky është”, përfundon Gazidis. /abcnews.al