“Rob q*m” nuk është përshëndetje të dashur të rinj!

0
88

Nga Erion Murataj

Në këto vite “demokraci” shembëm shumë nga vlerat. Mbase disa e quajnë “europianizëm” ndërsa unë e quaj “ku*vërim kolektiv” të komunikimit. Pikërisht ata që kultivuan këtë “europianizëm” i dëgjoj shpesh të ulërasin për etikën. Pikërisht ata që lakuriqësinë e kultivuan si modë dhe si lanë asgjë fantazisë e intimitetit sot ulërasin për norma. Ka dhe të tjerë që duan të shkojnë përtej e të na heqin statusin e babait dhe nënës duke kaluar ylberët. Të gjitha i kuptoj pasi janë pjesë e një politike pa nder e të fëlliqur globale ku morali është monedhë për të blerë fasadën . por! Të rinjtë jo , ata s’mundem e refuzoj ti kuptoj sidomos adoleshentët.

Vajza që fjalën rob q*m ndaj djemve apo djemtë mes tyre e kanë si mirmëngjes e pëshëndetje. Refuzoj të kuptoj prindërit e tyre të cilët vijojnë në vorbullën qorre ti tolerojnë e mesuesit që dhe pse disa janë po ata të brezit tim kanë ulur gardhin e edukatës dhe të normave të shoqërisë së shëndoshë.

Nga politika s’pres më asgjë! Prostituimi moral për hir të partisë apo buzëqeshjes nga kryetari më neverit , sidomos kur kjo rëndon mbi kurrizin e familjes së atij që e pranon këtë degradim. Ulëritjet prej virgjëreshe në vesh të disa OJF apo institucioneve janë të pështira. Asgjë s’pres më prej tyre.

Kam vetëm një mesazh për ata që ende besojnë në vlera e moral. Është koha të krijojmë një model të kundërt nga shthurja, një model të bazuar tek puna dhe mundi.

Të dashur të rinj, rob q*m nuk është përshendetje por etiketë e ç’nderimit të çdo vlere që njeriu përfaqëson, nëse nuk doni të jeni kafshë pa ndërgjegje është koha të merni në dorë fatet tuaja dhe të ardhmen duke përfaqësuar vlerat e prindërve dhe gjyshërve, jo lakuriqësinë dhe ku*vërinë e atyre që janë kopil të “europianizmit”.