Lajm i bujshëm nga Anglia. Manchester United ka ndërprerë zyrtarisht kontratën me portugezin Ronaldo do të largohet nga Manchester United me marrëveshje të përbashkët, me efekt të menjëhershëm.Klubi e falënderon atë për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në Old Trafford, duke shënuar 145 gola në 346 paraqitje dhe i uron atij dhe familjes së tij më të mirën në të ardhmen”, shkruan klubi.
Portugezi pak ditë më parë dha një intervistë të bujshme ku konfirmoi krisjen me klubin duke thënë se ky i fundit nuk po e trajtonte siç duhet fituesin e pesë “Topave të Artë”.
Ai gjithashtu u shpreh se nuk kishte fare respekt për trajnerin Ten Hag. Pas këtyre deklaratave që trazuan botën e futbollit, klubi anglez paralajmëroi vërtetimin e fakteve dhe tashmë gjithçka është zyrtarizuar më divorc përfundimtar.