Ronaldo mund të largohet nga Juventusi, bardhezinjtë marrin ofertën e parë

0
114

Kristiano Ronaldo mund të largohet nga Juventusi. Trajneri Andrea Pirlo duket se ka zgjedhur yllin portugez për të ndërtuar ekipin e së ardhmes, por ofertat në drejtim të tij nuk mungojnë.

“The Sun” shkruan se ekipi i PSG-së është favoriti për të fituar shërbimet e Ronaldos dhe kompanitë e basteve kanë një kuotë shumë të vogël për këtë transferim.

Kampionët e Francës janë gati që të ofrojnë 55 milionë për kartonin e 35-vjeçarit.

Ronaldo është i zhgënjyer nga Juventusi dhe kërkon që skuadra të bëjë më shumë përpjekje për të fituar Ligën e Kampioneve dhe të mos mjaftohet vetëm me fitoren e Serisë A.

Ora news