Rooney demaskon Vardy: Kishte probleme me gruan, Hodgson më tha që ta ndaloja çmendurinë e saj

0
85

Në gjyqin që po zhvillohet në Britaninë e Madhe ku bashkëshortja e Jamie Vardy është në qëndër të akuzës për shantazh, Wayne Rooney, i cili mendohet se ka qenë viktimë e rrjedhjes së informacioneve nga familja Vardy, zbuloi përpara gjykatësve një detaj interesant që lidhet me Anglinë në Euro 2016.

Rooney demaskon Vardy: Kishte probleme me gruan, Hodgson më tha që ta

Në atë kohë kapiten i Kombëtares së Anglisë, Rooney diskutoi me Hodgson dhe ndihmësin e tij Gary Neville të cilët i shprehën shqetësimin për influencën negative që Rebekah kishte ndaj Vardy

“Ata më kërkuan mua si kapiten që të diskutoja me Vardy në lidhje me problemet që ai kishte me bashkëshorten. Ata më thanë se duhej t’i kërkoja që të fliste me gruan e tij dhe ta qetësonte pasi nuk ishte e nevojshme që problemet jashtë fushës të reflektoheshin edhe në skuadër.

 

“Kishte shumë negativitet në ambjenin mediatik dhe skuadër. Këtë gjë nuk e dëshironin një grup lojtarësh dhe trajneri Hodgson prandaj ata më pyetën nëse mund të flisja me Jamie. Unë e dija që Rebekah spiunonte te tabloidi The Sun prandaj isha i shqetësuar edhe për veten time. Ishte një situatë delikate për mua dhe për Jamie por në fund të fundit po e bëja për të mirën e skuadrës”.