Rrallëherë del në publik, kjo është arsyeja përse burri i Angela Merkel iu drejtua me mesazh qytetarëve gjermanë

0
114

Joachim Sauer, bashkëshorti i kancelares gjermane Angela Merkel, i dha fund sot heshtjes duke “kritikuar” gjermanët që janë skeptikë të vaksinohen kundër coronavirusit.

“Është befasuese që një e treta e popullatës nuk po ndjekin këshillat shkencore. Ndoshta kjo nga gjumi i thellë në të cilin kanë rënë dhe skepticizmi”, ka thënë hulumtuesi i fizikës kuantike gjatë një interviste dhënë për të përditshmen italiane La Republica.

Sipas tij, pjesën tjetër e përbëjnë personat që e shohin këtë si reaksion ideologjik duke e cilësuar si diktaturë vaksinimin. Sauer shtoi se në këtë grup ka profile të ndryshme, nga akademikë, mjekë e deri te shkencëtarët.

Ndërkaq i pyetur për “refuzimin e të arriturave dhe gjetjeve shkencore”, Sauer vlerësoi se “një qëndrim i tillë sigurisht gjithmonë ka ekzistuar tek disa persona, por kurrë nuk ka qenë aq i theksuar sikurse tani”.

“Jemi dëshmitarë të suksesit të madh të shkencës”, tha fizikani i cili zakonisht shmang deklaratat dhe qëndrimet publike.

Sipas tij, askush nuk do të guxonte të vinte bast se do të prodhohej vaksina kundër COVID-19, në një kohë kaq të shkurtër.

(E.H/Faxweb.al)

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu