Të 72 personat në bordin e avionit që u rrëzua sot në Nepal kanë vdekur, sipas stacionit televiziv indian News 18. Në avion kishte 68 pasagjerë dhe katër anëtarë të ekuipazhit. 53 persona ishin nepalezë, 5 indianë, 4 rusë, një irlandez, 2 korean, 1 argjentinas dhe një shtetas francez ishin në bord.
Operacionet e shpëtimit janë duke u zhvilluar dhe aeroporti është mbyllur për momentin. Dhjetëra ekipe shpëtimi vazhdojnë të kërkojnë zonën ku u rrëzua avioni , i cili kishte nisur fluturimin nga kryeqyteti Katmandu. “Operacionet e shpëtimit janë duke u zhvilluar,” tha Jagannath Nirula, zëdhënës i Shërbimit të Aviacionit Civil të Nepalit.