Shkon në 7,2 metra niveli në lumin Vjosë në zonën e Novoselës, e cila tashmë është pikë kritike.
Aktualisht janë 11 familje, kryesisht të banesave në afërsi të bregut të lumit të cilat tashmë janë larguar për shkak të rrezikut që u kanoset.
Situata është duke u mbajtur nën monitorim ndërkohë që kreu i bashkisë Vlorë Dritan Leli ka konfirmuar se situata po vëzhgohet me kujdes.
Gjatë gjithë ditës problematikat nuk kanë munguar ndërsa vëmendja është përqendruar tashmë në situatën e lumit Vjosë. Aktualisht është përmbytur zona e pazarit të vjetër pranë urës së Mifolit në Novoselë. Moti i keq ka sjellë probleme në disa zona të vendit.