Rrufetë vrasin 20 njerëz në 24 orë në këtë shtet

0
86

Rrufetë kanë vrarë 20 njerëz në 8 distrikte të ndryshme në Bihar, Indi brenda 24 orëve.

Parashikimet e motit nuk janë aspak pozitive pasi pritet që gjatë së mërkurës dhe së enjtes të vijojnë stuhitë e rrufeshme.

Qindra njerëz vdesin çdo vit në Indi gjatë musoniteve. Një nga arsyet për numrin e lartë të vdekjeve është edhe ambienti i punës, pasi në Indi ka më shumë njerëz që punojnë në terren krahasuar me vendet e tjera të botës.

Të martën, qeveria lajmëroi një kompensim prej 5000 Dollarësh për familjet e të vdekurve. Gjithashtu është vendosur të instalohen rrufepritëse në të gjitha ndërtesat qeveritare, shkollat e spitalet.

Bihar ka një pozicion gjeografik që favorizon goditjet e shpeshta nga rrufeja gjatë stinës së shirave.