Rruga Elbasan-Letan-Funar në gjendje të mjerueshme!

0
179

Edhe pse të çon në një destinacion turistik siç është “Funari” Infrastruktura është në gjendje të mjerueshme . Investimi i fundit këtu daton para  shumë vitesh por siç thonë disa nga banorët e Letanit një ndërhyrje për rikonstruksin është bërë rreth 3 vite më parë po cilësia e dobët e punimeve bëri që me  reshjet e dimrit të ikte edhe asfalti. Në shumë pjesë të rrugës ka edhe rënie gurësh,çka vështirëson edhe më shuëm lëvijzen në zonën malore.Edhe pse kërkesat e tyre drejtuar institucioneve vendore e qëndrore nuk kanë munguar ata thonë se deri më tani nuk ka ndryshuar gjë dhe turistët që vizitojnë zonën e tyre përballen me një rrugë që ia vështirëson lëvizjen. Sa I takon atyre një pjesë e mirë vazhdon të mpërdorë kafshët për transport.

Fshatrat e kësaj zone e kanë shumë të nevojshme këtë rrugë pasi është e vetmja që i lidh me Elbasanin.

Dëmtimi i saj është problem jo vetëm për banorët por gjithashtu për turistët që duan të vizitojnë pikën turistikë të  Funarit pasi për të mbërritur atje kjo është e vetmja rrugë.