Ditën e sotme, në qytetin e Pogradecit, janë vënë në pranga 2 persona për veprën penale të vjedhjes, kryer në bashkëpunim.
Operacioni u finalizua nga komisariati i Pogradecit, pasi këta dy persona kanë kryer 3 vjedhje në qytet. Sipas informacioneve, mësohet se D.K. 32 vjeç, dhe N.P. 35 vjeç, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ruanin banesa dhe në momentin që brenda tyre nuk kishte asnjë familjar, ata hynin dhe vidhnin pajisje elektroshtëpiake.
Të treja vjedhjet janë kryer brenda një periudhe një mujore, ndërsa disa prej këtyre pajisjeve janë sekuestruar nga policia. Do të jetë prokuroria që do të vijojë veprimet lidhur me këtë rast.