Një boshllëk legjislativ që ua mundësonte rumunëve të prekur nga koronavirusi që të largohen nga spitali ose të mos trajtohen fare ka marrë fund të martën pas hyrjes në fuqi të një ligji të ri.
Rumania ka raportuar rritje të numrit të rasteve me Covid-19 këtë muaj dhe ka regjistruar rekord të rasteve ditore që nga fillimi i përhapjes në shkurt.
Deri këtë muaj, qeveria përmes një swrw dekretesh ka arritur ta menaxhojë situatën përmes dërgimit në spitale të të infektuarve dhe përmes izolimit në shtëpi të atyre që kanë qenë të ekspozuar ndaj virusit
Por më 2 korrik, Gjykata Kushtetuese vlerësoi se shteti nuk mund t’i bëjë të detyrueshme karantinën apo qëndrimin në spital përmes dekreteve qeveritare dhe se këto masa do të mund të merreshin vetëm përmes një ligji. Ligji i ri hyn në fuqi të martën dhe e mbulon këtë boshllëk legjislativ.
“Nga nesër ne kemi një ligj, mund të hospitalizojmë, mund të izolojmë”, tha ministri rumun i Shëndetësisë, Nelu Tataru.
Rreth 970 persona të infektuar me koronavirus janë liruar nga spitalet kundër këshillave mjekësore mes datave 2-20 korrik.
abc