Sa kohë duhet për ta marrë virusin në një restaurant?

0
223

Dihet se koronavirusi mund të bartet në mes të njerëzve me anë të grimcave të vogla të padukshme, të cilat mund të përhapen në distanca të mëdha.

Ndërsa shanset e transmetimit zvogëlohen nëse mbajmë maska, gjithsesi ekzistojnë ende disa ambiente dhe situata, në të cilat mbajtja e maskave mund të jetë e pamundur.

Kështu duket se është kur jeni duke ngrënë ose duke pirë diçka në një ambient të mbyllur në restaurant.

Ekspertët kanë identifikuar sasinë e kohës së ekspozuar ndaj një ambient të tillë, që ndikon në transmetimin e virusi.

Dr. John Brooks, shef kryesor i CDC, tha për Wall Street Journal, se ekspozimi i zgjatur ndaj dikujt, rrit mundësinë e infeksionit.

Sipas tij ekspozimi i zgjatur përcaktohet përafërsisht 15 minuta.

Infeksioni mund të përhapet edhe për një kohë më të shkurtër nëse kontakti është më i afërt dhe më intim.

Vendet që rrisin rrezikun e koronavirusit , janë pikërsisht vendet e mbyllura ku ka më shumë njerëz , turmat, restaurantet e mbyllura, kinematë dhe vendet e tjera publike.

 

 

REAL NEWS