SAMITI/ Nesër s’ka as autobusë, pezullohen nga ora 06:00 deri në 20:00

0
109

TIRANË – Duke nisur nga ora 06:00 e mëngjesit, deri në orën 20:00 të mbrëmjes, ditën e nesërme do të pezullohen edhe linjat urbane në Tiranë.

Ky vendim vjen si një tjetër masë e shtuar për mbarëvajtjen e Samitit BE-Ballkani i Hapur. Vendimi është marrë nga bashkia e Tiranës

Në njoftimin e bashkisë, thuhet se vetëm autobusët e unazës së vogël do të qarkullojnë, por me itinerar të shkurtuar.