
Autoritetet italiane të Guardia di Finanzës kanë sekuestruar 680 kg marijuanë e hashash e kanë vënë në pranga persona, dy shqiptarë e dy maqedonas banues në territorin e provincës së Alessandrisë e Asti.
Operacioni i koduar “Truciolo”, i drejtuar nga komanda provinciale e finacierëve të Alessandrisë ka identifikuar një kapanon industrial në periferi të Alessandrisë si baza e magazinimit e menaxhimit të këtij trafiku droge.
Dy shqiptarët e dy maqedonasit janë arrestuar në flagrancë.
600 kg marijaunë e hashash u gjetën të fshehura në rimorkion e një automjeti të rëndë tip TIR, brenda kapanonit e 80 kg të tjera në automjetin e parkuar të dy shqiptarëve, raporton Ora News.
Lënda narkotike ishte konfeksionuar në canta sportive, canta plastike e kuti kartoni me simbole si BMË, Roca, Granada etj.
Gjatë operacionit janë sekuestruar 3300 euro cash. 15 telefona celularë e një pistoletë model 357 Magnum me numër serie të fshirë, informon Ora News.
Një nga katër trafikantët është pa leje qëndrimi të rregullt në Itali.
Guardia di Finanza e Alessandrisë informon se hetimet po vazhdojnë për të identifikuar rolin e personave të arrestuar, bashkëpunëtorë të tjerë t tyre si dhe personat që kanë financuar blerjen e një sasie kaq të madhe droge me destiancion tregjet italiane të narkotrafikut.
