Sekuestrohet sasi rekord heroine e fshehur në shufra plumbi me vlerë 17 milionë euro

0
153

Policia kroate njofton se ka sekuestruar sasinë më të madhe të heroinës të zbuluar në vend, të fshehur në një ngarkesë prej 80 ton shufra plumbi, , në një anije që mbërriti në vend nëpërmjet Turqisë.

Sasia prej 220 kg heroinë , e fshehur në pako të vogla brenda metalit, është gjetur dhe konfiskuar në portin e Adriatikut e Ploce në vjeshtë 2021, sipas gazetës Dubrovacki Vjesnik.

Policia kroate vlerëson se droga e sekuestruar  kishte vlerë prej 17 milionë eurosh dhe bën të ditur se heroina destinohej për tregjet e Evropës Perëndimore.

Policia e Dubrovnik-Neretva tha se anëtarët e ekuipazhit u morën në pyetje dhe u liruan pasi zbuluan se nuk dinin asgjë për drogën.

Policia vlerëson se kapja e ngarkesës me heroinë u ka shpëtuar jetën të paktën 110 përdoruesve.