Sëmundja ngjitëse në Elbasan, “Gojë, këmbë, duar” sëmundja që po përhapet me shpejtësi

0
455

Sëmundja “Gojë, këmbë, duar” po përhapet me shpejtësi në vendin tonë kryesisht tek fëmijët në çerdhe dhe kopshte. Edhe në Elbasan sëmundja është përhapur ndjeshëm, ndërsa në kushtet e mungesës së një kure ekspertët thonë se e rëndësishme është të mbahen fëmijët me simptoma brenda në shtëpi!

Rreth 70-80 fëmijë paraqiten çdo ditë në pediatrinë  e Elbasanit me viroza gripale dhe sëmundjen ngjitëse “gojë, këmbë, dorë”.

Sëmundja është duke qarkulluar prej ditësh në Elbasan , kryesisht tek fëmijët ndërsa po përhapet me shpejtësi në të gjithë vendin tonë.

Temperatura e lartë, skuqja dhe puçrrat në këmbë, duar dhe gojë janë simptomat e kësaj sëmundjeje.

Shefja e Pediatrisë Irena Palloshi, thotë se ajo është ngjitëse, ndërsa është përhapur gjerësisht tek shkollat dhe çerdhet.

“Fëmijët paraqiten me temperaturë të lartë, me rrufë dhe me dhimbje të veshëve. Ndërsa fëmijët ë tjerë paraqiten me puçrra në gojë, në gojë dhe duart. Transmetohet nga fëmija në fëmijë.”

Ndërsa vijojmë të bashkëjetojmë me pandeminë ,  mjekja thotë se në radhët e të infektuarve me Covid janë edhe fëmijët.

Sipas saj rastet e rënda dërgohen për kurim në kryeqytet për shkak të moshës delikate.

“Ka edhe fëmijë me covid. Këto fëmijë ndiqen nga mjekët, ndërsa ata që kanë komplikacione nisen për në Tiranë në QSUT.”

Sipas specialistëve sëmundja përgjithësisht zgjat nga 7 deri në 10 ditë, ndërsa nuk ka asnjë mjekim specifik ose vaksinë për parandalimin e saj.