SHBA – Tregu i shitjeve me pakicë u rrit me 7,7% në maj

0
273

Tregu i shitjeve me pakicë dhe ai i produkteve ushqimore në SHBA regjistruan në muajin maj shifra më të mira nga sa pritej, duke u rritur me 17,7%, të krahasuara me shifrat e prillit, sipas të dhënave.

Kjo është rritja më e lartë e regjistruar, edhe pse të dhënat tregojnë se shifrat e majit ishin rreth 6% më të ulëta se ato të publikuara në të njëjtin muaj, vitin e kaluar.

Këto shifra çuan, gjithashtu, në një rritje të bursave në Wall Street.

Muajin e kaluar, vetëm shitjet e tregtisë me pakicë u rritën me 16,8%, në krahasim me prillin, edhe pse ende mbeten 1,4% më pak, se ato të vitit të kaluar.

atsh