SPAK goditi një organizatë kriminale, bosët dhe anëtarët e së cilës dyshohet të jenë favorizuar nga njerëz të drejtësisë, zyrtarë policie dhe njerëz të medias.
Nga 19 urdhër arreste, u ekzekutuar vetëm disa prej tyre. Në mesin e të arrestuarve është edhe Marsel alias Bujar Shega, administrator i dy kompanive Viola Green dhe Wonder Green, përfitues i miliona euro para publike, përmes tenderave me natyrë korruptive.
Shega, i cili sipas SPAK është ‘truri financiar’ i Suel Çelës, u arrestua në Milano falë bashkëpunimit të autoriteteve shqiptare me ato italiane.
Në momentin e arrestimit, Bujar Shega shoqërohej nga një gazetare e njohur në Tiranë. Gazetarja ka pretenduar se kishte udhëtuar drejt Milanos për të takuar Bujar Shegës, me qëllim për t’i bërë një intervistë. Pasi i ka bërë intervistën, gazetarja e njohur ka pohuar se do të kthehej në Tiranë, për të vijuar raportimin kundër krimit dhe korrupsionit.
Përpos pastrimit të parave të kokainës së Suel Çelës, Bujar Shega allias Marsel Shega ka marrë 14 milionë euro tendera publikë për pastrimin e qyteteve.
Kompania Viola Gren është skeduar dhe ndëshkuar për krime mjedsore, një tjetër element ky rëndues.
Viola Green është denoncuar për hedhjen e plehrave të Rogozhinës dhe Peqinit në lumin e Shkumbinit.
Në vitin 2020, Inspektorati Kombëtar i Mjedisit dhe Territorit ka gjobitur dhe çuar për ndjekje penale firmën Viola Green që paguhej nga taksat e qytetarëve për të trajtuar mbetjet urbane në Rrogozhinë, por në fakt i hidhte në lumin Shkumbin duke krijuar një landfill të hapur, ndërsa gjithçka përfundonte në det.
Pas ndëshkimit, kompania ka vijiar avazin, duke hedhur në Shkumbin plehrat që merrte nga kazanët në Peqin dhe Rogozhinë. Ky fakt tregon se kompania jo vetëm fiton temdera me pazar paraprak, por nuk zbaton as kontratat.\PRAPASKENA.COM