Shëngjin: U fut në det për tu larë dhe pësoi atak kardiak, humb jetën 75-vjeçari nga Kosova

0
227

Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e sotme (1 korrik) në plazhin e Shëngjinit.

Një 75-vjeçar nga Kosova është mbytur pasi sapo u fut në det pësoi atak kardiak.

Mësohet se viktima ishte me pushime në këtë zonë.

Ndërkohë pritet ekspertiza mjeko ligjore për të zbardhur se cili është shkaku i vdekjes.

/Ora News.tv/