Sherr gjatë natës në lokal, plagoset çifti i bashkëshortëve dhe vajza 10-vjeçare. E mitura merr plumb në kokë

0
1245

Të paktën 10 të shtëna me armë u zbrazën drejt një lokali në Napoli, ku për pasojë mbetën të plagosur 3 persona.

Plumbat goditën  aksidentalisht një familje që po hante jashtë në atë moment. Tre të plagosur: babai 43-vjeçar, i plagosur lehtë në dorë; nëna 35-vjeçare, e cila u plagos në bark; dhe vajza 10-vjeçare, e qëlluar me plumb në kokë. Të tre familjarët janë dërguar me urgjencë drejt spitalit ku fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së të martës.

Sipas hetuesve, hipoteza më e mundshme është ajo e plagosjes aksidentale. Familja nuk ka qenë objektivi i të shtënave, të cilat nisë gjatë një debati në rrugë mes disa klientëve të dyqaneve të tjerë të zonës.

Fillimisht pati frikë për vogëlushen, e cila mbërriti në spital në gjendje kritike, por fatmirësisht skenari më dramatik u shmang dhe sipas mjekëve ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën.