Sherr masiv në Berat: Dy të plagosur, njëri prej tyre në gjendje të rëndë

0
108

Dy persona kanë marrë plagë të shumta në trup pas një konflikti të dhunshëm në Berat. Mësohet se Ervis Kanani dhe Artur Gjata kanë goditur njëri-tjetrin me mjet prerës e për pasojë kanë përfunduar në spital.

Kanani ndodhet në sallën e operacionit në gjendje të rëndë shëndetësore kurse Gjata është jashtë rrezikut për jetën. 45-vjeçari ndodhet nën mbikëqyrjen e policisë në dhomën 10 të Repartit të Kirurgjisë në Spitalin Rajonal Berat.

Rrethanat dhe motivet e ngjarjes nuk dihen ende

NJOFTIMI I POLICISË

“Berat/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 12:15, janë paraqitur për mjekim në Spitalin Rajonal Berat shtetasit A.Gj., 45 vjeç dhe E.K., 37 vjeç, të cilët dyshohet se gjatë një konflikti me njëri-tjetrin janë goditur me mjet prerës (thikë).

Të dy shtetasit ndodhen në Spitalin Rajonal Berat, ku po marrin ndihmë mjekësore. Grupi hetimor në vendngjarje po kryen veprimet për zbardhjen e ngjarjes.” /abcnews.al/