Shfrytëzonin 10-vjeçarin për të fituar para në “TikTok”, në pranga babai dhe gjyshja e të miturit

0
100

Pas gati 2 muajsh hetime është finalizuar operacioni i koduar “Show”. Operacioni u realizua nga Komisariati i Policisë Kuçovë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Sarandë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat.

Në pranga janë vënë babai dhe gjyshja e një 10 vjeçari. Sipas policisë, këta persona shfrytëzonin të miturin, me qëllim përfitimin nga rrjeti social TikTok, duke postuar video të tij, me fjalë denigruese dhe banale.

Sqarohet se kallëzimi është bërë në muajin dhjetor 2023, nëna e të miturit. Në polici ka thënë se: “Ish-bashkëshorti i saj dhe nëna e tij, postonin në rrjetin social TikTok, video ku shfaqej djali i saj i mitur 10 vjeç, duke përdorur fjalë denigruese dhe banale”

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kuçovë, pas kallëzimit të marrë në muajin dhjetor 2023, nga shtetasja E. A., se ish-bashkëshorti i saj dhe nëna e tij, postonin në rrjetin social TikTok, video ku shfaqej djali i saj i mitur 10 vjeç, duke përdorur fjalë denigruese dhe banale, menjëherë kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, e cila regjistroi procedimin penal për këtë rast”, thuhet në njoftimin e policisë.

/abcnews.al/