Shisnin drogë me doza, arrestohen dy persona në Korçë, policia iu sekuestron edhe…

0
190

Dy qytetarë në Korçë kanë rënë në prangat e Policisë, pasi ishin akuzuar për shitje të lëndëve narkotike.

Sipas burimeve nga Policia, bëhet me dije se po ashtu është sekuestruar një automjet që drejtohej nga një shofer pa patentë.

Automjeti përdorej për shpërndarjen e dozave, një sasi lënde narkotike kokainë, e ndarë në doza të gatshme për shitje, si dhe 1 celular.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Korçë, në vazhdën e operacioneve me fokus goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike, në doza, në zona të ndryshme të qarkut, finalizuan operacionin policor të koduar “Night sales 5″, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit K. F., 28 vjeç dhe A. F., 24 vjeçe, të dy banues në Korçë.

Në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, për veprimtarinë kriminale të këtyre 2 shtetasve, në lagjen nr. 1, Korçë, u ndalua automjeti me drejtues 28-vjeçarin dhe ku ishte pasagjere shtetasja A. F.

Nga kontrollet, shtetases A. F. iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, e ndarë në doza të gatshme për shitje, ndërsa nga verifikimet, rezultoi se shtetasi K. F. lëvizte  me automjet, i papajisur me leje drejtimi, dyshohet për të shpërndarë dozat e kokainës”, njofton policia.