Një i mitur ka rënë në prangat e policisë, pasi dyshohet se shiste doza kanabisi në lagjet e kryeqytetit.
Në kuadër të operacionit të koduar “Stop”, ra në pranga 17-vjeçari, banues në Kamëz dhe u sekuestrua lënda narkotike e dyshuar si kanabis.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike dhe në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional “Tempulli 3”, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Shop”.
Në kuadër të këtij operacioni u bë kapja dhe arrestimi i një 17-vjeçari, banues në Kamëz.
Ky shtetas dyshohet se pasi siguronte sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis, e ndante atë në doza, të cilat më pas i shiste në zona të ndryshme në kryeqytet.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis, shuma parash të dyshuara të përfituara nga shitja e saj, një çelës automjeti dhe një celular.
Materialet i kaluan Prokurorisë.”, thuhet në njoftimin e policisë.
/abcnews.al