Shiu ja lë vendin breshërit

0
61

Bulqizë, shiu ja lë vendin breshërit

Reshjet e shumta të shiut të rëna gjatë orëve të fundit kanë kaluar pa pasoja të rënda në qytetin e Bulqizës.

Veç përmbytjes së rrugës nacionale mes dy lagjeve, nuk ka patur probleme të tjera.

Ndërkohë reshjet e shiut janë zëvendësuar me breshërin i cili ka zbardhur vendin. Kjo ka bërë që të ulen ndjeshëm temperaturat.

Qytetarët janë këshilluar që të qëndrojnë në shtëpi gjatë këtyre orëve për shkak se reshjet po shoqërohen edhe me shkarkesa elektrike.