Shkatërrimi i lokalit të arbitrit, në Elbasan “të fala mamit” dhe thumba nga Braçe: Derbi tjetër

0
213

Partizani i fushës fitoi dhe vendosi Erald Çinari, ultrasit në krahun tjetër duan fituesin edhe jashtë. Sherri para ndeshjes solli të arrestuar dhe të plagosur, ndërkohë që e pësuan edhe disa lokale. Mes tyre edhe ai i arbitrit anësor, Astrit Mahmuti.

Si zakonisht nuk munguan ngacmimet, me Capital Crew që kishin menduar të befasonin rivalët e tyre, duke shkruar përmes një video-projektori të madh në pallatin pranë “Elbasan Arena”, shprehjet “Të fala mamave” dhe “Ça të thotë vëllai ty”.

Nga ana e Partizanit, veç pickimit të Çinarit nga fusha, edhe Erion Braçe nuk e ka kursyer një thumb për rivalët e kryeqytetit. Në Instagram ai shkruan: “KRYEQYTETI ESHTE I KUQ! Kaq ishte; 5 vite fitore u ndalen vec nga dy humbje e dy barazime dhe mbyllet ketu!

Sot rinisi vargu i ri i fitoreve; Deri tani jemi 4 pike me 1! I lumtur per secilin nga djemte, ata ne fushe e ata ne stol, per trajnerin Daja, trajneret e tjerë, gjithkend ne shtepine e kuqe; Presidentin Demi qe e di sa e ndjen kete ndeshje-eshte ndeshja e tij!

Por mbi te gjitha; I lumtur per Erald Cinarin, vuajtjen e durimin e tij, forcen per te vijuar perpara, imagjinoni, pa luajtur qofte edhe nje minute te vetme, vec duke u stervitur, kokeulur dhe modest shembullor, hyn ne fushe e shenon sikur ka 6 muaj qe luan cdo ndeshje, me mendje e zemer!

SHEMBULLI SE SI TE LUFTOSH E MOS DOREZOHESH KURRE! Por pertej ketyre; Nuk e kuptoj gjithe kete entuziazëm. Ekipi per tu mundur eshte Vllaznia, jo ai i njesise administrative Yzberisht prane bashkise Tirane”, shkruan Braçe mes të tjerash. / abcnews.al