Në kërkim ndërkombëtar, arrestohet në Elbasan 54 vjeçari

0
185

Një 54 vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar në Elbasan.

Sipas informacioneve, në pranga ka rënë Ramazan Ereqi, 54 vjeç. Banues në Elbasan. Ai është dënuar me masën “Arrest me burg” më 25 nëntor të 2020, për veprën penale “Pjesëmarrje në organizatë kriminale për vjedhje me dhunë dhe grabitje” nga Gjykata e Torinos në Itali.

54 vjeçari është arrestuar me qëllim ekstradimi në drejtim të vendit fqinj.

Veprimet e mëtejshme për këtë shtetas do të kryhen nga Zyra e Interpolit Tiranë.