Shkencëtarja australiane: Vaksina për koronavirusin mund të mos gjendet kurrë

0
190

Shkencëtarja australiane, Jane Halton, shprehet se vaksina kundër koronavirusit mund të mos gjendet kurrë. Zyrtarët shëndetësorë duhet të gjejnë me patjetër një “plan B” për t’i dhënë fund pandemisë globale.

Shkencëtarët mbarë botës po përpiqen të krijojnë një vaksinë, me shpresën se do të jetë në dispozicion në fillim të vitit të ardhshëm, mirëpo Halton e konsideron këtë afat kohor të pabesueshëm.

Ajo paralajmëron se këto mund të jene thjesht pritje jorealiste, duke sqaruar se kurrë nuk ka pasur një vaksinë të suksesshme kundër koronaviruseve të tjerë. As HIV-i, që ka vrarë një numër të madh njerëzish, nuk ka vaksinë.

“Nësre një vaksinë do të aprovohej dhe do të ishte efikase nga mesi i vitit të ardhshëm, kjo do të ishte padyshim e shpejtë…ne do të gëzoheshim pa masë por mendoj se është e rëndësishme të mos krijojmë pritshmëri jorealiste. Askush nuk ka gjetur ndonjëherë një vaksinë koronavirusi dhe ne akoma nuk kemi një vaksinë kundër HIV-it. Unë kurrë nuk do të thoja “kurrë” por ky është këndvështrimi im përsa i përket një afati kohor 18 mujor: është heroike”, shprehet ajo.

Halton tregon se plani B është i nevojshëm sepse asgjë nuk është e sigurt në shkencë. Ajo ishte më parë kryetare e bordit ekzekutiv të Organizatës Botërore të Shëndetit dhe është ish presidente e Asamblesë Botërore të Shëndetit.

Tani ajo po drejton “Koalicionin për inovacionet e gatishmërisë epidemike”, u cili mbështetet nga miliarderi Bill Gates.

Gates ka rrëfyer se është i gatshëm të shpenzojë miliarda për kërkimin e një vaksine koronavirusi, duke argumentuar se kjo është mënyra e vetme për të rikthyer botën në normalitet.

Ai është në bisedime me Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve dhe Institutin Kombëtar të Shëndetit se si të përshpejtohet kërkimi. Gates ka vënë në dispozicion 31 milion dollarë për tre nisma në SHBA dhe Mbretërinë e Bashkuar, me qëllim të studimit të efektivitetit të ilaçeve të njohura në trajtimin e infeksioneve koronavirus.

Burimi: Daily Mail