Shkoi për të festuar diplomimin në Karaibe, 22-vjeçarja humb këmbën nga kafshimi i peshkaqenit

0
68

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një ishull luksoz, ku një vajzë 22-vjeç e cila shkoi për të festuar diplomimin ka humbur këmbën si pasojë e kafshimit të një peshkaqeni.

22-vjeçarja nga Konektikati, ishte duke vizituar arkipelagun e Karaibeve me një mik kur u sulmua të mërkurën, sipas raportimeve.

Dyshja që kishte marrë një anije private, ishin duke notuar në plazhin Grace Bay, një zonë me rërë të bardhë të listuar shpesh si një nga plazhet më të mira në botë. Gjatë notit vajza ndjeu diçka në këmbën e saj, që rezultoi të ishte një peshkaqen.

Kapiteni i anijes thuhet se është zhytur në ujë për të shpëtuar gruan. Ai dha ndihmën e shpejtë para se të dërgohej me urgjencë në Qendrën Mjekësore të Cheshire Hall.

Më pas ai e mori këmbën e saj nga uji, por mjekët thuhet se nuk ishin në gjendje të ta amputonin për shkak të një vonesë prej gjashtë orësh për ta transportuar vajzën  me avion në një spital të Majamit.

Sulmet e peshkaqenëve janë të rralla. Dosja Ndërkombëtare e Sulmit të Peshkaqenëve të Muzeut të Historisë Natyrore të Floridës vitin e kaluar konfirmoi 89 sulme te njerëzit, 57 prej të cilave ishin të paprovokuara.