Shkuan të pinin kafe, lojtarët e Las Palmas humbasin avionin për ndeshjen me Seville

0
121

17 lojtarë të Las Palmas nuk kanë mundur dot të kapin avionin për ndeshjen e rradhës në La Liga ndaj Seville.

Ditën e sotme, lojtarët ndaluan për një kafe në aeroport para se të nisej avioni për në Andaluzi. Por u harruan në kafene, teksa avioni u nis dhe të 17 lojtarët mbetën në aeroport.

Ekipi më parë do të bënte një ndalesë në Madrid dhe më pas do të ikte në Seville.

Veprimi i parë i klubit do të jetë të gjejë një mënyrë se si ata lojtarë të vijnë në Seville përpara takimit të së nesërmes. Ndeshja është mjaft e vështirë përballë një ekipi si Seville.

Skuadra deri më tani ka grumbulluar 2 pikë në 4 ndeshjet e para në La Liga. Dhe me patjetër iu duhen ata 17 lojtarë pasi aty ka dhe titullarë në 11-she.