Shoferi i bërë “tapë” në alkool, përplaset me një makinë tjetër në Durrës, plagosen dy persona

0
69

Durrës-  Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e kësaj të premteje në Xhafzotaj të Durrësit.

Mësohet se G. A., 46 vjeç, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, është përplasur me një automjet tjetër, me drejtues shtetasin A. S., 51 vjeç, banues në Maqedoni.

Për pasojë janë dëmtuar jashtë rrezikut për jetën, 2 pasagjerët në automjetin e 51-vjeçarit.