Shokuese/ 24-vjeçari mbyt me duar pasagjerin në metronë e New Yorkut

0
42

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në New York, ku një marins ka mbytur për vdekje një të pastrehë në metro. Jordan Neely, 30 vjeç, po bërtiste dhe po ecte me nervozizëm në tren pasditen e së hënës në Manhattan, sipas dëshmitarëve dhe policisë, kur ai u vra nga një veteran 24-vjeçar marins nga Long Island.

 

Mjeku që ka ekzaminuar trupin e viktimës tha se bëhet fjalë për vrasje duke gjykuar se vdekja e të pastrehit ka ndodhur pas presionit të fortë në qafë. Viktima ishte i njohur për shumë njerëz në Nju Jork, pasi ai imitonte rregullisht këngëtarin Michael Jackson dhe kërcente në stacionin e metrosë në Times Square.

Videoja e incidentit të tmerrshëm të postuar në internet nga gazetari Juan Alberto Vazquez tregon një burrë që shtrin përtokë të pastrehin. Një tjetër pasagjer e kap viktimën nga duart dhe një person i tretë e mban atë nga supet. Ai më pas humbi ndjenjat.

Protestuesit u mblodhën të mërkurën në stacionin e metrosë ku vdiq pasagjeri, duke kërkuar që veterani i marinës të arrestohej dhe të akuzohej për vrasjen e Neely.

Vitin e kaluar pasi dhjetë persona u plagosën nga të shtënat në metro, kryetari i bashkisë së Nju Jorkut Eric Adams premtoi se oficerë policie dhe punonjës të shëndetit mendor do të vendosen në të gjithë sistemin.

/abcnews.al