“Shpërthejnë” virozat e dimrit, deri në 120 fëmijë në urgjencën pediatrike Elbasan

0
156

Urgjencat pediatrike nuk njohin pushim, në këto ditë të para të dimrit që sollën ulje të ndjeshme të temperaturave.

Deri në 120 fëmijë në ditë paraqiten pranë Spitalit Pediatrik të Elbasanit, për ndihmë mjekësore.

Kryesisht paraqesin shqetësime nga virozat e stinës.

“U bë më shumë se tre javë që fluksi vazhdon të jetë i rrutur, i kemi rreth 100 paraqitje në 24 orë. Në fundjavë e kalon këtë shifër,”<span;> tha mjekja Irena Palloshi.

Irena Palloshi, shefe e shërbimit tregon se edhe pavioni i shtrimeve është plot thuajse çdo ditë.

“Më të prekur janë fëmijët me probleme të traktit respirator, pra kemi shumë bronkopleumoni, bronkiolite dhe dy javëshin e parë, kemi par që kemi fluks të shtuar të bebave të vegjël, të moshave 2 muaj dhe 3 mua, me bronkiolite,”<span;> tha ajo.

Mjekja tregon se të shumtë kanë qenë rastet e fëmijëve të vegjël të paraqitur me komplikacione, ndaj këshillojnë prindërit të tregojnë kujdes.

Të evitojnë grumbullimet, të mos rrijnë shum veta në një dhomë ose të mos dalin me fëmijë të vegjël nëpër kafene,” tha ajo.
Prindërit këshillohen që të mos u përdorin fëmijëve antibiotikë pa konsultën e mjekut specialistë, pasi mund të ndikojnë në përkeqësimin e gjendjes.