Shperthen Covid-19 në Elbasan

0
156

Preken nga Covid-19 dy punonjës të Drejtorisë së Policisë në Elbasan.

Mësohet se të infektuarit janë një oficer dhe një efektiv i skuadrës “Shqiponja” të qytetit.Efektivi është transportuar menjëherë në urgjencën e spitalit “Shefqet Ndroqi” pas gjendjes së rënduar shëndetësore që ai ka shfaqur.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit, u raportuan 14 raste pozitive për Covid-19.

7 janë mësues, një në bashkinë Cërrik dhe 6 të tjerë në Elbasan.

Rastet me Covid-19 janë shënuar; 2 te “Luigj Gurakuqi”, një te “Naimi Frashëri”, një në shkollën 9 vjeçare në Griqan, një te shkolla “Qemal Haxhihasani”, një te “Kostandin Kristoforidhi” dhe një te shkolla 9 vjeçare në Mengël.

Ndërkohë që 20 mësues të tjerë janë karantinuar. Pritet që t’u bëhet tamponi personave të kontaktit për të zbuluar nëse janë infektuar

Abc