Shpërthen lufta në kufirin Indi-Kinë, vriten 20 ushtarë e plagosen dhjetra të tjerë

0
318

Të paktën 20 ushtarë indianë janë vrarë gjatë përplasjeve me forcat kineze në Ladakh, në rajonin e kontestuar të kashmirit.

Konflikti në këtë zonë është intensifikuar ditët e fundit. Fillimisht forcat indiane raportuan për tre ushtarë të vrarë, ndërsa sot ata shtuan se një numër i madh ushtarësh indianë ndërruan jetë për shkak të plagëve të rënda.

Ministria e Jashtme indiane akuzoi Kinën se ka shkelur vijën kufitare të caktuar në zonën e Kashmirit që prej 45 vitesh nuk gjen qetësi nga konflikti.

Por pala kineze thotë se është India ajo që ka shkelur kufirin dy herë brenda javës. Ushtria kineze nuk ka raportuar asnjë humbje jete, vetëm rreth 40 ushtarë të plagosur.

Newsbomb