Shpërthim me lëndë plasëse në banesën e një gjyqtari në Shkodër

0
21

Një shpërthim me lëndë plasëse në derën e oborrit të një banese ka ndodhur rreth orës 03.00 të mëngjesit në Shkodër.

Mësohet se lënda plasëse është vendosur sipas burimeve policore në oborrin e banesës së gjyqtarit, Tonin Sterkaj.

Sipas informacioneve autori i cili ka vendosur tritolin në banesën e gjyqtarit Tonin Sterkaj, ka qenë i maskuar dhe pasi ka vendosur lëndën plasëse është larguar në këmbë.

Ndërkohë policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Nga raportimet e para bëhet me dije se nuk ka persona të lënduar por vetëm dëme materiale.