Shpërthim në gjykatën e Podgoricës/ Një i vdekur, disa të plagosur

0
91

5 persona kanë mbetur të plagosur dhe një ka humbur jetën në një shpërthim në një Gjykatë në  Podgoricë. 39 vjeçari Mladen Bulatoviq ka vdekur pas shpërthimit të një granatë dore në hyrje të Gjykatës.

Sipas të njëjtave informacione, njëri prej të plagosurve ndodhet në gjendje të rendë.

“Rreth orës 11:35 në hyrje të objektit të Gjykatës Themelore në Podgoricë, M.B. me shumë gjasa ka aktivizuar një granatë dore, e cila e ka vrarë, ndërsa pesë persona, sipas informacioneve të deritanishme, janë lënduar”, njofton policia.

Siç shtojnë ata, ekipet e policisë dhe shërbimet kompetente ndodhen në terren për hetimin dhe sigurimin e vendit të ngjarjes.