Vula e PD, Gjykata e Apelit tërhiqet për vendim

0
46

Gjykata e Apelit është tërhequr për vendimin sa i takon vulës së PD.

Gjykata do të japë sot verdiktin e saj mbi vulën e Partisë Demokratike, nëse do të qëndrojë në duart e Enkelejd Alibeajt apo do t’i kalojë kryedemokratit Sali Berisha.

Gjatë fjalës së tij përfaqësuesi ligjor i Berishës, Ivi Kaso ka kërkuar që të Gjykata të konstatojë mospranim e ankimit, pasi gjykata është investuar nga një palë që nuk legjitimohet.

“Gjykata të konstatojë mospranim e ankimit, pasi gjykata është investuar nga një palë që nuk legjitimohet. Sipas nesh vendimi gjyqësor që e ka lejuar ankuesin është marrë në kundërshtim të ligjit”, tha ai.

Nga ana tjetër, përfaqësuesi i Alibeajt Indrit Sefa tha se nuk është momenti procedural që të ngrihen të tilla pretendime, ndërsa shtoi se gjykata duhet të shqyrtojë të gjitha elementet.

“Ky nuk është momenti procedural ku ngrihet ky lloj pretendimi. Ne mendojmë se kjo gjykatë duhet t’i shqyrtojë gjithë elementet. Ne kemi bërë edhe shtesat e ankimit tonë. Komisioni i Rithemelimit nuk ka personalitet juridik dhe nuk mund të lëshojë autorizim, që në momentin e parë që i është drejtuar gjykatës. Edhe Shkalla e Parë ka gabuar kur është legjitimuar Ivi Kaso për të paraqitur padinë. Ka një konfondim, a ka legjitimitet Komisioni i Rithemelimit?”, pyeti Sefa trupën gjykuese.

Ivi Kaso: Enkelejd Alibeaj nuk është konfirmuar asnjëherë në detyrë. Nuk ka pasur votëbesim nga Këshilli Kombëtar. Alibeaj është komanduar në detyrë përmes një deklarate nga Sekretari i Përgjithshëm, edhe ky i shkarkuar nga Kuvendi i 11 dhjetorit 2021. i vetmi organ për drejtimin e PD-së është Komisioni i Rithemelimit. Ankimimi është firmosur nga një person që nuk gëzon asnjë tagër.

Indrit Sefa: Lulzim Basha bëri kërkesë në Gjykate dhe tha jam pale e interesuar. Dhe në atë moment gjyqtari Agron Zhukri duhet t’a pushonte çështjen

Gjyqtari: Mos citoni emra gjyqtarësh, por referojuni gjykatës.