Shpërthimi në depon e naftës në Arabinë Saudite, Rama: Krimi i neveritshëm, ndikon në sigurinë globale të energjisë

0
102

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas sulmit ndaj një depoje nafte në Arabinë Saudite.

Për Ramën ai është një tjetër krim të neveritshëm kundër Arabisë Saudite dhe iu bën thirrje të gjithë anëtarëve të OKB-së që të dënojnë me vendosmëri organizatën terroriste që qëndron pas sulmeve të tilla.

Reagimi i Ramës:

“Një tjetër krim i neveritshëm kundër Arabisë Saudite, i cili synon të ndikojë më tej në sigurinë globale të energjisë në një kohë të trazuar për të gjithë botën!

Shqipëria qëndron në krah të Arabisë Saudite dhe u bën thirrje të gjithë anëtarëve të OKB-së që të dënojnë me vendosmëri organizatën terroriste që qëndron pas sulmeve të tilla”.