“Shqipëria është një vend i pasur”, Zelensky jep mesazhin e tij të parë

0
74

Presidenti i Ukrainas, Volodymir Zelensky, ka mbërritur këtë të martë në Tiranë.

Kreu i shtetit ukrainas është pritur nga ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani. Zelensky, vendi i të cilit ndodhet në luftë prej dy vitesh me Rusinë, zhvillon për herë të parë vizitën në Shqipëri, në kuadër të një samiti për Ukrainën.

Ai ka postuar mesazhin e parë nga Shqipëria ku shkruan:

“Më vjen mirë që u takova me Ministrin e Evropës dhe Punëve të Jashtme të Shqipërisë IgliHasani!

Ne do të diskutojmë çështjen e Krimesë, #Kosovës dhe mbështetjen për Ukrainën. #Shqipëria është një vend i pasur, ndaj shpresoj në pjesëmarrjen e saj financiare në forcimin e demokracisë dhe lirisë!”