Shqipëria “përvëlohet” nga temperaturat e larta, njihuni me parashikimin e motit për sot

0
76

Shqipëria

Vendi ynë mbtetenën dominimin e moti të kthjellët dhe temperaturave të larta përgjatë gjithë 24-orëshit. Sipas MeteoAlb, kjo situatë meteorologjike do të vijojë deri në orët e vona të pasdites kur pritet kalim i vranësirave në zonat malore por nuk priten reshje. Përqindja e lartë e lagështirës në ajër do të bëjë që i nxehti të ndjehet edhe më shumë.

Temperaturat e ajrit do të mbeten të larta si në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 17°C deri në 40°C.

 

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi max 40 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 – 3 ballë.