Shqiptari humb jetën tragjikisht në Itali

0
247

Një shqiptar humbi jetën në mënyrë tragjike në Itali. Ai është identifikuar si 52- vjeçari Bardhosh Dajko.

Sipas mediave italiane ai po kalonte disa momente relaksi, duke peshkuar në brigjet e lumit të Vermiglianës në Osanë përpara se të kthehej në punë në një piceri familjare në Mezzana. Teksa tentoi të hidhte grepin në lumë shqiptari pa dashje goditi kabllot e tensionit të lartë dhe vdiq menjëherë.

Banorët e zonës dëgjuan një zhurmë të fortë të shkaktuar nga shkarkesa elektrike dhe thirrën menjëherë policinë. Në vendin e ngjarjes shkuan zjarrfikësit dhe ambulancat. Pas disa kërkimesh të bëra përgjatë lumit, trupi i burrit u gjet i pajetë.

Real News