Shqiptari i vë flakën vetes në Itali, ngjarja në sy të gruas së tij

0
72

Një 47 vjeçar shqiptar i ka vënë flakën në shenjë proteste pas vendimit për ta dëbuar nga banesa ku jetonte. Ngjarja ka ndodhur pasditen e së martës, rreth orës 16:30, në sy të gruas së tij rumune.

Shqiptari, i cili pësoi djegie mbi 70% të trupit, u shpëtua nga disa kalimtarë në rrugë, të cilët më pas njoftuan ambulancën dhe policinë. Ai u dërgua në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sipas mediave italiane, 47-vjeçari jetonte me gruan e tij që nga janari në një apartament në Viale Milano, një zonë qendrore e Ricciones. Pasi ka paguar 2 mijë euro dhe një qira mujore prej 1 mijë, ai e ka gjetur veten të dëbuar nga banesa. 10 ditë më parë, ai u kthye në shtëpi ku pa se brava e derës ishte ndryshuar dhe se gjërat ia kishin mbledhur në tokë.

Mungesa e një kontrate të rregullt qiraje ka rënduar më shumë gjendjen e tij. Pa një kontratë, çifti akuzohet se kishin zënë banesën në mënyrë të paligjshme./abcnews.al