Ka dështuar sërisht seanca gjyqësore ndaj Arbër Ppaplekajt. Një javë më parë më kerkesën e avokatëve të efektivëve Shqiponja për tu njohur me dosjen hetimore ndaj klientëve të tyre gjyqtarja Ildush Maliqi vendosy shtyrjen e seancës për këtë  të premte. Burime bëjne më dije se arsyeja e shtyrjes së seancës së sotme lidhet me faktin se disa prej avokatëve nuk iu mundësua gjatë javës njohja me dosjen hetimore.

Seanca e programuar të fillonte rreth orës 09:45 u shty në orën 11:00 të paradites së sotme për arsye të cilat mbetën të panjohura. Arbër Paplekaj akuzohet si vrasësi I Pjerin Xhuvanit. Ngjarje e ndodhur më 21 Prill të vitit 2021 në lagjen 5 Maji në Elbasan. Sëbashku me Paplekajnë gjyqi vijon edhe për 6 efektivët e grupit të Shqiponjave si dhe dy ish nëndrejtorët e policisë së Elbasanit Niko Palla dhe Albert Nushi, ndaj tyre rëndon akuza e shpërdorimit të detyrës. Seanca e rradhës u vendos më datë 28 shtator.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu