Si mund të shkosh tek Gjiri i Shën Vasilit në gadishullin e Karaburunit

0
516

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi ftoi turistët vendas dhe të huaj të vizitojnë Gjirin e Shën Vasilit në gadishullin e Karaburunit.

Kjo verë është e jashtëzakonshme për shkak të situatës së pandemisë, por edhe një ftesë për të eksploruar Shqipërinë.

Keni qenë ndonjëherë në Gjirin e Shën Vasilit? Nëse jo, pyetja e parë do të ishte si shkohet deri atje.

“Një gji i vogël natyror në gadishullin e Karaburunit, me ujë të kristaltë dhe i përsosur për zhytje. Të mbërrish nuk është e vështirë: mund të shkoni në rrugë detare apo të ndiqni rrugën automobilistike për të vazhduar më tej me biçikletë apo hiking”, shprehet ministri Klosi.

Gjiri detar i Shën Vasilit ndodhet në pjesën e brendshme të gadishullit të Karaburunit, në faqen veriore të tij, ku spikat natyra mahnitëse. Plazhi të pashfrytëzuara, hapësira të gjelbra dhe një blu pa fund që të ofron deti.atsh

Ardit Murataj